Një shpërthim ndodhi në qiellin e Turqisë, dëshmitarët kapin pamjet nga disa anë – thuhet se ishte një meteor

Një meteor i supozuar thuhet të jetë parë në disa provinca në veri të Turqisë të mërkurën në mbrëmje.

Madje, sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, policia në provincën e Trabzonit të Detit të Zi konfirmoi se u pa një “top drite”, siç raportohet nga dëshmitarët.

Ndërkohë, në mediat sociale janë publikuar disa pamje të një “topi të dritës” që bie nga qielli, duke shpërthyer, përpara se të ndizet plotësisht.

Pamjet thuhet se kanë qenë të dukshme në disa krahina, duke përfshirë Artvin, Erzurum, Sivas, Tuncel dhe Ardahan.

Ozan Ünsalan nga Universiteti Ege tha që fenomeni i dëshmuar në veri ishte një meteorit tipik.

Ai tha se ka biseduar me disa dëshmitarë për të përcaktuar fenomenin.

“Sipas vlerësimeve tona të para, ne mendojmë se mund të ketë rënë në det”, tha ai, duke deklaruar se është gjithashtu tipike të dëgjosh një shpërthim dy deri në tre minuta pas dritës së ndritshme.