Një grua shtatzënë në Fushë-Kosovë e infektuar me Coronavirus

Një grua shtatzënë në Fushë-Kosovë e infektuar me Coronavirus

Të shtunën, numri i të infektuarve në Kosovë, u rrit krahasuar me ditët e kaluara.

Gjithsej ishin 8 që dolën poiztiv me koronavirusin e ri.

E një nga këta është nga Fushë Kosova.

Kjo komunë, përmes një njoftimi ka treguar se ajo është 30-vjeçare dhe se ishte e shtruar në Klinikën e Gjinekologjisë për kontrollë pasi është shtatzënë.

“Një rast i ri infeksioni nga COVID-19.

Pas konfirmimit se në komunën e Fushë -Kosovës kishim të gjitha rastet të shëruara, nga mbrëmë është një rast i ri i infektuar nga virusi COVID-19.

Bëhet fjalë për një 30 vjeçare e cila ishte e shtruar në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë për kontrollë pasi që është shtatzënë.

Sipas informatave të IKSHP-së pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në kontrollë të vazhdueshëm.

Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës apelon te qytetarët që të përfillin masat e dhëna nga institucionet për lëvizje dhe të kenë kujdesin maksimal sepse situata në të cilën ndodhemi nuk duhet neglizhuar!”, thuhet në një njoftim të Shtabit Emergjent të Komunës së Fushë Kosovës.