Një çift simpatik si Ronaldo dhe Georgina

Një çift simpatik si Ronaldo dhe Georgina

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Ata po shijojnë një festë idilike familjare në një mega jaht prej 5,5 milionë funtash.

Cristiano Ronaldo dhe e dashura e tij, Georgina Rodriguez u shfaqën tejet të dashuruar ndërsa ndanë një seri fotografish romantike nga udhëtimi i tyre.

Së fundi ishte Georgina ajo e cila, postoi një imazh tejet romantik, ku u shfaq e veshur në fustan të kuq krah të dashurit Cristano Ronaldo.

Ajo numëron mbi 20 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram, ku tërheq vëmendjen e fansave për çdo postim të sajin.

Cristiano dhe Georgina kanë qenë vazhdimisht duke publikuar imazhe nga pushimet e tyre të këndshme që po i shijojnë së bashku.

Dyshja filluan lidhjen në vitin 2016 dhe kanë së bashku një vajzë të quajtur Alana, dy, ndërsa atleti është gjithashtu baba i 10-vjeçarit Cristiano Jr, materniteti i të cilit është një mister, dhe binjakët dy vjeçarë Mateo dhe Eva, të cilët kanë ardhur në jetë nga një nënë zëvendësuese.