Nga e hëna me masa të reja- Këto janë bizneset që lejohet të fillojnë punën

Nga e hëna me masa të reja- Këto janë bizneset që lejohet të fillojnë punën

Nga e hëna, më 18 maj do të lehtësohen masat ndaj koronavirusit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, kanë njoftuar për bizneset që do të hapen nga 18 maj, por për shkak se rreziku ende nuk ka kaluar, u tha se do të vazhdohet me një orar të kufizuar të lëvizjes, ku çdo qytetari do t’i lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit të kartës së identitetit.

Kurti në një konferencë për media, tha se këto javët e fundit kanë parë se nga masat që kanë ndërmarrë kanë parë se si ka rënie në numrin e të infektuarve me Covid-19, por edhe kanë parë se ka edhe ngritje të numrit të rasteve.

Ai tha se kanë marrë rekomandime nga Instituti i Shëndetit Publik

“Rekomandimi zyrtar i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në bazë të gjendjes epidemiologjike, është se hapja e fazës së dytë mund të vazhdoj me 18 maj, ashtu siç është planifikuar. Tashmë kur do të marrim vendim për kalimin nga faza e parë në të dytin, duhet të përgatitemi që së bashku të punojmë në uljen e infektimeve derisa heqim kufizimet. Ky është një test i madh për gjithë shoqërinë por edhe një sfidë njëkohësisht, pra si mund të heqim kufizimet e lëvizjes, të hapim ekonominë tonë por edhe ta luftojmë virusin…..1.25 në mungesë të një vaksine, ne duhet që vet të kujdesemi maksimalisht që ta luftojmë virusin korona, duke mbajtur maska dhe duke mbajtur distancë fizike deri në 2 metra nga njëri-tjetri. Faza e dytë nënkupton hapje edhe më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve, e që nënkupton mundësi më të madhe të madhe të infektimit, prandaj edhe duhet ta shtojmë dyfish kujdesin“, tha ai.

Ai numëroi edhe bizneset që do të hapen nga 18 maj.

“Nga e hëna do të rihapën këto biznese floktarët dhe sallonat e ondolimit, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia, varianti merre me vete, transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, qendrat e thirrjeve telefonike, me lisita të stafit esencial, si dhe hapja e galerive dhe muzeve. Mirëpo, për shkak se rreziku ende nuk ka kaluar do të vazhdojmë edhe në fazën e dytë me një orar të kufizuar të lëvizjes por me një orë shtesë për qytetarët. Çdo qytetari do t’i lejohet dalja dy herë në ditë nga dy sipas shifrës së parafundit të kartës së identitetit“, tha ai duke shtuar secili nga ne duhet të sillemi sikur tjetri është i infektuar.

Kurti tha se nga e hëna do të ketë më shumë mobilitet nga të gjitha institucionet që të respektohen masat por kërkohet bashkëpunimi me setcilin qytetarë. Kurse, deri më 25 maj, tha se do ta përcjellin numrin e infektuarve dhe nëse ka rritje në numrin e të infektuarve, atëherë do të detyrohen që masat të kthehen mbrapa.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se maskat janë të rekomandueshme dhe duhet t’i mbajnë edhe më tutje.

“Kohëve të fundit është fakt se një pjesë e madhe e qytetarëve si duket janë relaksuar me shifrat që filluan të ishin shumë më pozitive dhe si duket ky relaksim ka ndikuar që mos të mbajnë maksa dhe mos të mbajnë distancë fizike, e cila është më e rëndësishme se bartja e maskës, prandaj më i bëjë thirrje që kemi arritur progres fal bashkëpunimit të qytetarëve, mirëpo rreziku nuk ka kaluar , rreziku gjendet me pranin e virusit si po shohim me ngritjen e numrit të rasteve të të infektuarve dhe iu bëj apel që të respektojnë të gjitha rekomandimet e institutit, të respektojmë masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, në mënyrë që shumë shpejt edhe ne të shpallim fitoren“, tha ai.

Kurti u ndal edhe te pako emergjente fiskale, ka thënë se buxheti është dhe çka nuk është ekzekutuar në këtë javë, do të ekzekutohen në javën e ardhshme.