Neymar: Nder të fitoj “Topin e Artë”, por kryesor është klubi!

Neymar: Nder të fitoj “Topin e Artë”, por kryesor është klubi!

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Neymar u largua nga “Camp Nou” për të rritur shanset e fitimit të “Topit të Artë”, një trofe i dominuar nga Messi dhe Cristiano Ronaldo në 11 nga 12 sezonet e kaluara.

Braziliani e pranon faktin se Messi dhe CR7 kanë qenë lojtarët më të shquar të brezit të tyre, por, gjithashtu, beson se vetë është në prag të madhështisë.

“Messi dhe Ronaldo sigurisht e kanë mbizotëruar “Topin e Artë”. Gjatë 10 viteve të fundit ata kanë dëshmuar se nuk janë nga ky planet.

Do të ishte nder i madh ta fitoja dhe unë këtë çmim. Por, kjo vjen nga çfarë keni arritur në fushën e lojës, nga ndihmesa e klubit tuaj për të fituar.

Kësisioji, këtu është fokusi im për momentin”, u shpreh Neymar