Latest
Në krye të LSI apo me parti të re? Meta i jep fund dyshimeve: Jam këtu për të sjell mesazhin e 2 marsit!
Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë të kuptohet se ai nuk do të krijojë një parti të re pasi la detyrën e kreut të shtetit, ndërsa theksoi se do të përpiqet të bëjë të mundur praktikën e referendumit në Shqipëri.
Meta: Nuk jam këtu për të marrë drejtimin e LSI sepse unë këtë drejtim e lashë m e vullnet të lirë e ndërgjegje të lirë para 5 vitesh, në funskion të një ngrëçi artificial politik që u krijua. Unë jam këtu për të sjell mesazhin e popullit të 2 marsit,
pjesë e të cilit ka qenë edhe LSI dhe për t’u bashkuar të gjithë në triumfin e mesazhit të 2 marsit dhe triumfi është sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit dhe ka ardhur momenti që ai ta ushtrojë dhe kjo do bëhet e mundur pa diskutim. Zvicra nuk ka asgjë më shumë se Shqipëria.
Që Shqipëria të bëhet si Zvicra duhet të ketë atë që bën Zvuicra, referendumin. Partia e referendumit është partia e re.
Kjo zgjidh çdo problem në Shqipëri.
