Mustafa: S’ka mujt Rugova mi marrë 50 % të votave e lëre Albin Kurti

Mustafa: S’ka mujt Rugova mi marrë 50 % të votave e lëre Albin Kurti

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke folur rreth situatës politike në vend ka përsëritur edhe një herë që s’është qytetari që vendos për kryeministër e Qeveri, por ata zgjedhin deputetët.

Ai madje ka ironizuar me deklaratën e Ministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili ka thënë se është ulur numri i të papunëve, transmeton Indeksonline.

“Puna e sondazheve, ata jetojnë për sonazhe. Edhe çështja e papunësisë, nuk matet ashtu, s’mundesh me majt duke formalizu ekonominë. Ose deklrata skandaloze me Tisën, migrimin që ka ndodhë qe qeveria ime paska dërgu njerëz në Evropë.

Vuçiqi me thanë është e ranë e lëre më në Kosovë, duke e dit që ka qenë ky organizim i Serbisë dhe i njerëzve që kanë spekulu, që ia kanë çel korridorin.

Janë gjëra të rënda dhe vlerësimina të pabazume, sepse askush e as Rugova s’ka mujt mi marr 50 për qind e 61 vende në Kuvend e lëre më njerëz të një subjekti që janë të ri, në ndarë dy pjesë në entuziastë të ri dhe pjesa tjetër ata fanatikët e PDK-së që kanë kalu ne VV, që bëjnë politika që dëshirojnë ta kenë gjysmën e parlamentit”.