MSH paralajmëron ashpërsim të masave nëse nuk respektohen thirrjet për kujdes gjatë koronavirusit

MSH paralajmëron ashpërsim të masave nëse nuk respektohen thirrjet për kujdes gjatë koronavirusit

Ashpërsim masash priten në Kosovë në rast se nuk respektohen thirrjet për respektim të lëvizjeve.

Faik Hoti zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë, pas mbledhjes së Komisionit për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale, tha se Ministria e Shëndetësisë tërheq vërejtjen që qytetarët të zbatojnë masat për parandalimin e pandemisë në mënyrë që të shkohet me fazën e dytë.

“Sot komiteti ka diskutuar situatën epidemiologjike dhe tërheq vërejtjen edhe njëherë që qytetarët të zbatojnë masat pasi kemi parë mosdisiplinim nga ana e qytetarëve në këtë kohë.

Në rast se numri i rasteve të infektuara rritet atëherë institucionet do të obligohen të shkojnë me ashpërsim të masave andaj edhe njëherë kërkojmë respektim të masave në mënyrë që vendi të shkojë drejt fazës së dytë”, ka zëdhënësi i MSH-së Faik Hoti.