Morena Taraku për herë të parë flet për gjendjen shëndetësore të babait

Morena Taraku për herë të parë flet për gjendjen shëndetësore të babait

Dy ditë më parë Morena Taraku publikoi një video të babait të saj.

Këngëtarja ka bërë të ditur se ka pranuar mesazhe të shumta nga ndjekësit të cilët e kanë pyetur për gjendjen e tij shëndetësore.

Mirëpo, Taraku ka treguar se ajo video është e një viti më parë dhe se ai tani është mirë.

“Faleminderit për interesimin, videoja ishte e një viti më parë.

Ai është mirë dhe po ia del shkëlqyeshëm”, ka shkruar Morena.

Morena Taraku këtë periudhë pandemie globale po e kalon në shtëpinë e saj në Turqi ku dhe po merret me realizimin e projekteve të reja.