Miqësorja Suedi-Shqipëri, “Tifozat Kuqezi” bëjnë njoftimin e rëndësishëm

tifozat 1130x635 1

Shqipëria do të zhvillojë miqësoren e dytë në orën 19:00, kundër Suedisë. Ndërkohë, tifozët kuqezi janë gati dhe pritet të jenë të shumtë në “Friends Arena”, në Stokholm.

Me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare, “Tifozat Kuq e Zi” lajmërojnë anëtarët në lidhje me vendtakimin dhe orarin e marshimit drejt stadiumit ku do të luhet sfida të hënën.

Postimi i plotë:

“Të dashur anëtarë,

Vendtakimi i stoëm përpara ndeshjes miqësore Suedi-Shqipëri në Stokholm do të jetë në katin e tretë të “OLEARYS MALL OF SCANDINAVIA”, në adresën Stjarntorget 2, 169 79 Solna.

Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 13:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet rreth orës 17:45.

Gjithashtu kemi bërë të mundur që pas ndeshjes të vazhdojmë tek i njëjti lokal pasi do të qëndrojë hapur për ne deri në orën 23:00.

Përjetësisht me ty Shqipëri!

1 Komb 1 Kombëtare! TKZ On Tour”./ h.ll/abcnews.al