Miliarderja e Instagramit: Më vjen turp t’ju them sa shpenzoj për veshje

Miliarderja e Instagramit: Më vjen turp t’ju them sa shpenzoj për veshje

Clarisse Lafleur, nga Australia është një nga fëmijët më të pasur të Instagram-it.

Megjithatë vajza e një miliarderi thotë se i vjen zor të tregojë se sa shpenzon vetëm për rrobat e saj.

18-vjeçarja pranon se shpenzon për rroba e bizhuteri sa ç’mund të fitojnë shumica e njerëzve gjatë një viti.

Por ndërsa babai i saj paguan për këtë stil jetese, vajza thotë se mezi pret të fillojë punë, që të fitojë vetë paratë që i duhen.

“Të jesh i pasur nuk do të thotë të hedhësh paratë kudo dhe të veshësh disa rroba firmë dhe bizhuteri të shtrenjta.

Kështu nuk dukesh i pasur, dukesh si një pemë Krishtlindjesh.

Duhet të kesh edhe kulturën, ndryshe njerëzit do qeshin me ty”,- thotë supërmiliarderja.

“Më vjen zor të tregoj sa shumë shpenzoj për rroba dhe aksesorë.

Shumë njerëz nuk i shpenzojnë kaq në një vit.

Megjithatë njerëzit në rrjetet sociale më shohin si një shënjestër të lehtë, pasi jam bionde e re.

Disa më quajnë budallaqe, të tjerët më thonë se jam ku***.

Nëse doni, mos më ndiqni në Instagram”- ka përfunduar 18-vjecarja.

Shiko Fotot: