Milaim Zeka: Kryemi nistri i Kos ovës pas 29 Majit do të jetë Avdullah Hoti

Milaim Zeka: Kryemi nistri i Kos ovës pas 29 Majit do të jetë Avdullah Hoti

Në studion e emisionit “T op Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Mila im Zeka, i cili foli për zhvillimet e fundit në Kos ovë. Duke qenë se qeveria e Al bin Kur tit ra, me anë të mocionit të mosbesimit që u bë në fund të marsit në Parlamentin e Koso vës, vendi ka mbetur pa kryeministër. Sakaq, Gjykata Kushtetuese në Kosovë, ka zgjedhur 29 majin për formimin e qeverisë së re.

Në Kosovë ka shpërthyer një debat i madh se kush duhet ta mandatojë si Kryeministrin e ri të Kosovës, Abdullah Hotin, Albin Kurti, apo presidenti Hashim Thaçi. Në lidhje me këtë temë, analisti Milaim Zeka u shpreh se vendimi përfundimtar në lidhje me kryeministrin e ri do të merret pas 29 majit. Por ai është plotësisht i bindur që pas asaj date, kryeministër i Kosovës do të jetë Avdullah Hoti.

Denis Dyrnjaja: Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendos që Albin Kurti ka të drejtë dhe nuk ka të drejtë Hashim Thaçi për të mandatuar Avd ullah Ho tin si kryeministër të Kosovës. Çfarë domethënie ka kjo dhe çfarë pasojash do të prodhojë?

Milain Zeka: Disa juristë që për fatin e keq kanë diplomën e juristëve në Tiranë dhe Prishtinë, e kanë interpretuar ekzakt siç thatë ju. Realiteti nuk është i tillë. Gjyk ata Kusht etuese nuk i ka dhënë të drejtë Alb in Kur tit. Gjykata Kushtetuese vetëm ka pezulluar për disa ditë mandatin e presidentit. Vendimi përfundimtar do të merret pas datës 29. Unë pres që Gjyk ata Kusht etuese do të vendosë në bazë të nenit nr. 85 pika e 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Unë si analist jam i bindur 100% që do të kemi qeverinë Hoti pas datës 29 maj.