Mes Kinës dhe Interit, Leo Mesi bëhet çështje… shtetërore

Mes Kinës dhe Interit, Leo Mesi bëhet çështje… shtetërore

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Mes Kinës dhe Interit, Leo Mesi bëhet çështje… shtetërore.Çështja shtetërore nuk u lë vend hipotezave. Gjatë këtyre ditëve kush frekuenton dhomat e duhura të Interit, e di se nuk është momenti për të folur për Lionel Mesin. “Në garë janë PSG dhe Mançester Siti: ne nuk jemi të përfshirë”, është përgjigjja e rastit. Dhe pjesërisht ky pesimizëm shpreh një pjesë të së vërtetës.

Çështja shtetërore kineze, në fakt, luhet më së shumti mes Pekinit (seli e qeverisë dhe e Xi Jinping, numrit një të Partisë Komuniste) dhe Nankinit (selisë së familjes Zhang). Që prej shkurtit atje po punohet për të mbledhur sponsorët për të joshur familjen Mesi. Arkitektura financiare është e ndërlikuar, shkon përtej dinamikave të merkatos. Synimi kryesor është shfrytëzimi i imazhit të “Topit të Artë”, intuita është vlerësimi i kampionit argjentinas në Serinë A, me fanellën e Interit, si në spondën italiane po ashtu edhe në atë kineze.

SPONSORËT

Ndodh, atëherë, që edhe sponsori historik zikaltër, “Pirelli”, të ketë një rol thelbësor në grupin e madh të ndërmarrjeve që menaxherët e “Suning” po përfshijnë për t’i lejuar Mesit të zgjedhë opsionin zikaltër krahasuar me mundësitë që ofrojnë sheikët dhe emirët e PSG-së dhe Mançester Sitit. Nuk është mister që gjatë këtyre muajve të fundit Stiven Zhang ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e kontakteve.

ÇËSHTJE EKONOMIKE

Normalisht babait Horge Mesi këto perspektiva i interesojnë shumë pak: ai shikon llogarinë e familjes. Kështu që, transferimi i kohëve të fundit në Milano, dy hapa larg selisë interiste, nevojitet mbi të gjitha për të nisur një aktivitet që të ketë lehtësira fiskale të një biznesi lidhur me Leon me bazë financiare në Kinë dhe referim sportiv në Milano.

Në pritje që Leo në Barcelonë të marrë një vendim përfundimtar, mendjet kineze që kanë nisur çështjen shtetërore janë të bindura se i kanë të gjitha mundësitë për të fituar këtë “sfidë” të kushtueshme.