Merkel ndodhet në Tiranë dhe ka dhënë një mesazh të madh për gjithë shqiptarët: Kam ardhur sepse…

Merkel ndodhet në Tiranë dhe ka dhënë një mesazh të madh për gjithë shqiptarët: Kam ardhur sepse…

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, e ndodhur në Tiranë në kuadër të takimeve të saj me liderët e rajonit ka treguar se çfarë ka biseduar me ata gjatë kësaj vizite.

Në një konferencë për mediat të mbajtur me Edi Ramën, Merkel vuri theksin e saj në vijimin e nismës për Tregun Rajonal që është iniciuar në Procesin e Berlinit.

Pjesë nga fjala e kancelares gjermane, Angela Merkel: Marrëdhëniet me Shqipërinë janë mjaft të mira. Ne mund ta zgjerojmë më tej. Përgëzoj Shqipërinë për nismën e saj që ka marrë për rikonstruktuar sistemin e drejtësisë.

Hapja e negociatave nuk u bë dot gjatë presidencës gjermane, për shkak të vetos bullgare, por ne kemi dhënë shumë forcë e energji. Bashkëpunimi në shumë dimensione është forcuar. Kemi folur për nisjen e punimeve të autostradës së paqes. Një temë tjetër ishte që vendet e Rajonit do ti bashkohen BE-së, këto vende do ti bashkohen edhe detyrimeve për klimën. Këtu ka shumë rëndësi për bashkëpunimin rajonal.

Këtu përshëndes shprehimisht nismën e tregut rajonal. Jo të gjithë i janë bashkuar kësaj nisme. Disa kanë nisur, disa po mendohen që ti bashkohen procesit të Berlinit.