Merkel ndërhyn për të gjetur zgjidhje për konfliktin Gjermani -BE

Merkel ndërhyn për të gjetur zgjidhje për konfliktin Gjermani -BE

Angela Merkel ka ndërhyrë duke provuar që të gjejë një zgjidhje për përplasjen mes Gjermanisë dhe Brukselit pasi BE-ja ka kërcënuar se do të nis hetimet pas një vendimi të marrë nga gjykata kushtetuese e këtij vendi.

Kancelarja gjermane ka theksuar që përplasja ishte “e zgjidhshme”, pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dha një deklaratë të pazakontë duke paralajmëruar për veprime legale kundër Berlinit.

Von der Leyen, ish ministre e mbrojtjes së Gjermanisë, e bëri njoftimin e saj pasi gjykata kushtetese e Gjermanisë vendosi kundër një vendimi nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë (ECJ) dhe vuri në pikëpyetje politikat monetare evropiane që kishin për qëllim të ruanin stabilitetin e eurozonës, shkruan The Guardian.

Përveç nëse evidentohet si proporcionale, gjykatësit thanë se Deutsche Bundesbank, banka qendrore e vendit, duhej që të ndalej së bashkëpunuari me skemën e Bankës Qendrore Evropiane (ECB).

Vendimi i gjykatës kushtetuese të Gjermanisë për herë të parë shpalli një gjykim të ECJ-së si jovalid, dhe që përbënte kërcënim direkt të zbatimit uniform të ligjeve të BE-së.

Një zyrtar i BE-së tha:

“Kjo ngrit një varg çështjes fondamentale… i pari është autoriteti i gjykimeve të gjykatës Evropiane të drejtësisë që në mënyrë definitive ka vendosur për validitetin e vendimeve të Bankës Qendrore Evropiane.

Bashkimi Evropian bazohet në ligje, në marrëveshje, dhe në rregullat e përbashkëta që kemi.”

Merkel iu tha anëtarëve të partisë së saj gjatë ditës së sotme se çështja kishte qenë e komplikuar nga komentet e kryeministrit polak, Mateusz Morawiecki, që mirëpriti vendimin e Gjermanisë si “një prej vendimeve më të rëndësishme në historinë e Bashkimit Evropian.”/Express/