Merkato për të fituar Champions-in; kur Barça tirumfonte pa shpenzuar asnjë euro (info-grafiku)

Merkato për të fituar Champions-in; kur Barça tirumfonte pa shpenzuar asnjë euro (info-grafiku)

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

PSG, që ka shpenzuar më pak para në vitet e fundit, është një ndeshje larg fitimit të Ligës së Kampionëve, obsesioni i madh i pronarëve nga Katari, që kur blenë skuadrën nga “Parce des Princes”. Pas katër merkatove verore, kur shpenzuan më shumë se 100 milionë euro dhe dy lojtarëve që kanë vlejtur më shumë 200 milionë euro, këtë sezon investoi vetëm 95 milionë euro në merkato.

Edhe pse ka disa “driblime” në këtë llogari, sepse Mauro Icardi ka qenë i huazuar, vetëm për sezonin e ardhshëm do t’iu kushtojë 50 milionë euro parizienëve. Rivali i kampionëve të Ligue 1 do të jetë Bayern Munich, një ekip që ka rindërtuar veten pas lamtumirave të Robben dhe Ribéry, me një shpenzim prej 143.50 milionë euro. Herën e fundit që gjermanët ishin kampionë europianë, më 2013, kishin shpenzuar gjysmën e kësaj shume: 70.3 milionë euro, me dominimin e Javi Martínez (40 milionë).

Shpenzimi i shumë parave nuk shkon paralel me të qenit kampion i Europës (fitimin e Champions-it). Rasti më spektakolar është ai i Barcelonës, që e ngriti titullin në Paris në vitin 2006. Nuk kishte nevojë të harxhonte asgjë për ta shpallur veten kampione europiane për herë të dytë në historinë e saj.

Në verën e vitit 2005, skuadra e Frank Rijkaard shtoi vetëm dy lojtarë: Marc van Bommel dhe Santi Ezquerro. Të dy arritën si lojtarë të lirë. Në atë sezon, Leo Messi u bë lojtar i skuadrës së parë. Në vitin 2015, Barcelona fitoi të fundit Ligë Kampionësh. Për këtë shpenzoi 166.72 milionë euro, më shumë sesa për triumfin në finalen e Parisit. Nënshkrimi yjor i atij sezoni ishte Luis Suárez (81.72 milionë).


Në anën tjetër të Barcelonës, Liverpool paraqitet si skuadra që shpenzoi më shumë për të forcuar veten dhe bërë kampion i Europës. Pasi humbi finalen në Kiev, në vitin 2018, duke lënë pas një shpenzim prej gati 174 milionë eurosh, Jürgen Klopp analizoi skuadrën e tij dhe i shkundi sërish arkat e klubit nga “Anfield”.

Më shumë se 182 milionë euro u shpenzuan nga “Reds”. Prioritet ishte porta, pas rrëmujës së Karius kundër Real Madridit në finale e Kievit. Allison Becker erdhi nga Roma, në këmbim të 62.5 milionë eurove. 60 milionë të tjera shkuan te Leipzig për Keita. Fabinho kushtoi 45 milionë, ndërsa Shaqiri 14.7 milionë euro. Fruti këtij investimi ishte fitimi i Champions-it në finalen e Madridit, kundër Tottenham.

Real Madridi ka qenë sunduesi i madh i këtij kompeticioni, që nga viti 2000. Ai ka fituar 6 Champions në këtë periudhë kohore. Trofeu që i kushtoi më pak para ishte ai i vitit 2017, kur u përforcua vetëm me kthimin e Moratës (30 milionë). Vera që zhpenzoi më shumë, për ta përfunduar sezonin si mbret kontinental, ishte ajo e vitit 2013. Asokohe u kalua kufiri prej 170 milionë eurosh, 100 prej tyre të destinuara për blerjen e Gareth Bale.

Nuk ishte me kosto zero, si Barcelona më 2006, por Bayern Munich (2001) dhe Porto (2004) u bënë kampionë europianë me kosto të ulët. Gjermanët, ekzekutuesit e Valencias në “San Siro”, triumfuan me 10 milionë të investuara për Sagnol (7.7) dhe Sforza (2.3). Mourinho shpenzoi vetëm gjysmë milioni euro më shumë në një treg, ku shpenzimi më i madhi i tij ishte për për McCarthy (Celta), 3.5 milionë euro. Nga gjashtë lojtarët për të cilët pagoi Pinto da Costa, vetëm Carlos Manuel (2.5 milionë, Fluminense) luajti titullar në finalen e “Gelserkirchen” kundër Monaco.