Connect with us

“Më spiunoi kur po arratisesha”/ Ja kush e ka kërkuar hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit ku përmendej Ilir Meta

Latest

“Më spiunoi kur po arratisesha”/ Ja kush e ka kërkuar hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit ku përmendej Ilir Meta

Autoriteti i Dosjeve të Sigurimit të Shtetit iu drejtua ditën e sotme në një letër Kuvendit ku kërkonte miratimin e një ligji të posaçëm për të nisur verifikimin e një politikani, që thuhet se ka qenë spiun në kohën e komunizmit.

Mësohet se gjithçka ka nisur nga një person me inicialet F.T, në dosjen e të cilit thuhej se një person me inicialet I.M e ka spiunuar në kohën kur ai kërkonte t’i arratisej regjimit komunist. Shtetasi me iniciale F.T, emri i të cilit figuron në disa materiale ku përmendet ish-presidenti, ka kërkuar që të faktojë nëse ka qenë vërtet Ilir Meta, ai që e ka denoncuar tek autoritetet e kohës.

Verifikimet për figurën e Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar.

Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve. Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.