Mbërrin në Tiranë grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic (Video)

Mbërrin në Tiranë grimeri shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic (Video)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Tiranë ka ardhur sot grimeri i njohur shqiptar me famë botërore, Mario Dedivanovic.

Ai është shumë i njohur në botën e Hollywoodit, njëherësh është edhe grimeri më besnik i të famshmes Kim Kardashian.

Lajmin për ardhjen e tij e ka bërë të ditur vet Mario përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.”

Në video ai shfaq disa përgatitje për një shfaqje të cilat po bëhen në Pallatin e Kongreseve, në Tiranë.

 

Pa dashur të zbulojë më shumë, ai ka shkruar në mbishkrimin e videos: “një surprizë e mundshme për popullin tim”.

Se cili është qëllimi i ardhjes së tij në Shqipëri, kjo mbetet për t’u parë. Sido që të jetë, grimeri shqiptar duket se është i lumtur me vizitën e tij këtu.