Maskat mbrojtëse të Kim Kardashian bëjnë namin, shiten brenda pak minutave

Maskat mbrojtëse të Kim Kardashian bëjnë namin, shiten brenda pak minutave

Në pak më pak se 30 minuta, fansat blenë maskat e reja për t’i veshur në gjatë pandemisë në vazhdim.

Biznesmenja, 39 vjeç, dizajnoi maskat e fytyrës SKIMS për fansat që të dukeshin elegante në mes të pandemisë Covid-19.

Konsumatorët e Kardashian kishin një zgjedhje prej pesë nuancave të bëra nga një material i fortë.

Vendimi i saj për të krijuar linjën e maskave ​​për fytyrën vjen pasi shteti i Kalifornisë e ka bërë të detyrueshme vënien e maskave ​​për fytyrën në publik.

Maska u shitën me pakicë nga 8 dollarë secila.

Blerja e një seti prej katër maskash i rikthen klientit 24 dollarë.

Kim e quajti koleksionin e saj ‘Seamless Face Masks’.

Ajo u premtoi blerësve se maskat ​ ishin “të buta, të lejonin të merrje frymë lirshëm dhe ishin të rehatshme”, si dhe “të dizajnuara për t’u mbajtur gjatë gjithë ditës”.

Ndërmarrja e Kim, SKIMS, ka njoftuar se do të dhurojë 10,000 maska për organizatat lokale në mes të pandemisë.

Gjithashtu, 1 milion dollarë do të dhurohen për bamirësi.

Ajo njoftoi se po punon edhe me ndërmarrje të tjera për të krijuar dezinfektues për duart.