Mashtruan gjyshen me tiketë të rrejshme lotarie, të gjithë qeshin derisa ajo festonte ‘fitoren’ (Video)

Mashtruan gjyshen me tiketë të rrejshme lotarie, të gjithë qeshin derisa ajo festonte ‘fitoren’ (Video)

Ethel Nell Frasier nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, është gëzuar tej mase, kur ka gërvishtur një tiketë lotarie dhe pa se fitoi 10 mijë dollarë. Por, nuk e dinte se e tëra është një mashtrim.

Gjyshes 73-vjeçare ia kishin dhënë një tiketë të rrejshme, ndërsa fëmijët dhe nipërit i qëndronin pranë, duke qeshur me reagimet e saj, transmeton Telegrafi.

“E dija, E dija. Zoti e di që e dija” thana ajo me histeri, teksa shtonte se ishte një ditë me fat për të.

E paqartë për të moshuarën, ishte fakti që të gjithë po qeshin dhe nuk po i besojnë, ndërsa insistonte që më në fund fitoi lojën shpërblyese.

Më poshtë mund të shihni reagimin e saj, teksa feston derisa mëson të vërtetën