Majmunët në Indi vjedhin mostrat e të infektuarve me koronavirus

Majmunët në Indi vjedhin mostrat e të infektuarve me koronavirus

Një grup majmunësh në Indi ka sul.muar një zyrtar mjekësor dhe ka marrë mostra të gja.kut të pacientëve që kishin rezultuar pozitivë për koronavirus, kanë bërë të ditur autoritetet të premten.

Ngjarja ka ndodhur më herët gjatë javës kur një teknik laboratori ishte duke ecur në kampusin e një kolegji shtetëror mjekësor në Meerut.

“Majmunët morën dhe ikën me mostrat e gja.kut të katër pacientëve që po trajtohen… duhet të marrim sërish mostra të gja.kut të tyre”, ka thënë Dr. S.K. Garg, një zyrtar i kolegjit, për “Reuters”.

Autoritetet kanë thënë se nuk ishte e qartë nëse majmunët i kanë derdhur mostrat e gja.kut, por njerëzit që jetojnë afër kampusit kanë shprehur shqetësimin se mos virusi mund të zgjerohet, nëse majmunët e bartin gja.kun nëpër hapësirat e banueshme.

Garg ka thënë se nuk dihet nëse majmunët mund të marrin virusin nëse bien në kontakt me gja.kun e të të infektuarve.

Deri tash në Indi janë regjistruar 165 mijë raste me infeksion e 4706 vde.kje.