Majk: Sa më shumë po popullohet Prishtina, aq më shumë po e dua katundin

Majk: Sa më shumë po popullohet Prishtina, aq më shumë po e dua katundin

Majk ka nisur ta pëlqejë jetën në fshat.

Reperi Majk ditët e fundit përmes postimeve në rrjete sociale, tregonte se në cilat vende shkonte për t’u relaksuar.

Ai preferonte të largohej nga Prishtina, për t’u relaksuar në ambient plot gjelbërim, madje bashkë me vete në një rast e kishte edhe djalin Roanin.

Së fundi, përmes një postimi ai ka shkruar:

“Sa ma shum po popullohet Prishtina, qaq ma shum pe du Katunin…”.

Kujtojmë se “Dynja” mban titullin projekti i fundit muzikor nga Majk, këngë të cilën e solli vetëm në versionin audio.