Macja del nga varri 5 ditë pasi u varos

Macja del nga varri 5 ditë pasi u varos

Macja ka shtatë shpirtra, është një shprehje që të gjithë ne e kemi dëgjuar, por sa e vërtetë është kjo?

Një ngjarje e ndodhur në Florida tregon se kjo shprehje edhe mund të jetë e vërtetë.

Bart është macja e Elisa Houston.

Macen Bart e shtypi një makinë dhe Elisa e dërgoi menjëherë tek veterineri.

Pas disa kontrolleve veterineri tha se macja kishte ngordhur.

Elisa e varrosi atë në oborrin e shtëpisë.

Por çfarë ndodh më pas?

Macja kishte dalë nga gropa dhe kishte shkuar në shtëpinë e një të afërmi të saj në kërkim të ushqimit.

“Ajo u ngjit në shtëpinë time në kërkim të ushqimit.

Ishte e uritur.

E dija që s’po gaboja, pasi isha i sigurt që ajo u varos pesë ditë më parë.

E mora macen dhe ia dërgova pronares, e cila u shokua sepse e kishte varosur vetë.

Nuk ka asnjë shpjegim logjik, por mund të them se kjo është një mrekulli”, tha Dusty Albritton.

Macja siç duket nuk ka qenë e ngordhur dhe me ndihëm e kthetrave të saj ka arritur të dalë nga varrii.

Ajo është dërguar pranë një qendre për kujdesin ndaj kafshëve pasi në kokë ka pësuar dëmtime të rënda, një nofull të thyer dhe një sy të plasur.

Shiko Videon: