Lyoni ia shuan ëndrrën Cityt për “Champions”

Lyoni ia shuan ëndrrën Cityt për “Champions”

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Lyoni ia shuan ëndrrën Cityt për “Champions”Lyoni ka mposhtur 3:1 Manchester Cityn për t’ia shuar ëndrrat për triumf në garën më të madhe evropiane për klube, Ligën e Kampionëve.Skuadra franceze eliminoi gjigantin anglez në çerekfinale.

Maxwel Cornet i dha epërsinë Lyonit pas 24 minutash lojë. Rezultati u barazua nga Kevin De Bruyne në minutën e 69-të dhe kur pritej që “Qytetarët”, pasi morën iniciativën, të realizonin për fitore, në skenë doli Moussa Dembele. Me dy gola, në minutat 79 dhe 97, Dembele eliminoi Cityn nga Liga e Kampionëve.

Lyoni në gjysmëfinale do të përballet me Bayernin e Munichut. Gjysmëfinalja tjetër zhvillohet mes Paris Saint-Germainit dhe Leipzigut.