LUIS SUAREZ: BARCELONA DUHET TË MË TREGOJË NËSE NUK MË DËSHIRON MË NË EKIP

LUIS SUAREZ: BARCELONA DUHET TË MË TREGOJË NËSE NUK MË DËSHIRON MË NË EKIP

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Sulmuesi uruguaian i Barcelonës, Luis Suarez, është njëri nga emrat e përmendur si të mundshëm për largim nga Barcelona, pasi janë paralajmëruar reforma brenda klubit.

“Unë e kam dëgjuar presidentin tek flet për planet e reja të klubit, por mua askush nuk më ka thënë deri tash se do të shitem”, tha fillimisht Suarez, për El Pais, transmeton Insajderi.

“Nëse ata duan që unë të largohem, ata duhet të më tregojnë për këtë. Unë jam i përkushtuar tek klubi dhe po punoj fortë, por nëse ata mendojnë se më nuk kam se çfarë të jap për këtë klub, do të ishte mirë të më tregonin”, përfundoi Suarez.

Luis Suarez, nuk është në formën e tij më të mirë në këto dy vitet e fundit dhe është shumë e mundur se ai mund të largohet nga Barcelona, me Ajax, që kërkon ta rikthejë në radhët e veta.