LIVE| PSG-Bajern Mynih/ Ndizet finalja! Levandovski godet shtyllën, Nojer i mohon golin Nejmarit (VIDEO)

LIVE| PSG-Bajern Mynih/ Ndizet finalja! Levandovski godet shtyllën, Nojer i mohon golin Nejmarit (VIDEO)

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

LIVE| PSG-Bajern Mynih/ Ndizet finalja! Levandovski godet shtyllën, Nojer i mohon golin Nejmarit (VIDEO).Numërimi ka ndaluar! Të gjithë prozhektorët janë drejtuar nga stadiumi “Da Luz”, skena e sfidës më të madhe të futbollit europian për klube. Ka startuar finalja e Champions League mes PSG dhe Bajern Mynih, dy klube dhe skuadra që e shohin futbollin në mënyrë krejt të ndryshme. Dominimi ekonomik i PSG-së kundër atij tradicional të Bajernit të Mynihut.

Nëse Nejmar është asistmeni rekordmen historik i kompeticionit, me 24 të tillë, Robert Levandovski është golashënuesi më i mirë i sezonit në Champions (15 gola) dhe do provojë të barazojë, pse jo, të kalojë rekordin e 17 golave të Kristiano Ronaldos në 2013- 2014-ën.

Kampionët francezë janë skuadra e 41-të në historinë e Champions që arrin finalen, por precedentët tregojnë se gjashtë ekipet që luanin për herë të parë në finale kanë humbur gjithmonë. Nga ana tjetër, Bajern Mynih vjen në këtë sfidë të fundit për trofeun më prestigjoz, pas dhjetë fitoreve radhazi dhe 42 golave të shënuar, me një mesatare të frikshme, 4.2 gola në ndeshje.

LIVE: PSG-BAJERN MYNIH 0-0

FORMACIONET ZYRTARE:

PSG: Navas, Thiago Silva, Kimpembe, Kehre, Markuinjos, Bernat, Herera, Paredes, Mbape, Nejmar, Di Maria.

BAJERN MYNIH: Nojer, Boateng, Alaba, Dejvis, Kimish, Alkantara, Gorecka, Gnabri, Koman, Myler, Levandovski.