Lipi bekon Andrea Pirlon: Ka lindur gati, Kristiano Ronaldo do e adhurojë

Lipi bekon Andrea Pirlon: Ka lindur gati, Kristiano Ronaldo do e adhurojë

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Lipi bekon Andrea Pirlon: Ka lindur gati, Kristiano Ronaldo do e adhurojë.Juventusi i ri ka marrë tashmë formë, të paktën duke nisur nga stafi teknik për sezonin 2020- 2021, i cili sot do të presë skuadrën në grumbullim, ndonëse grupi i futbollistëve nuk do të jetë i plotë. Ata që do të mungojnë do të jenë të dëmtuarit Matajs De Ligt, Sami Khedira, Gonzalo Higuain dhe Duglas Kosta.

Ndërkohë, “big”-ët si Ronaldo, Bufon, Kielini, Bonuçi, Dibala apo edhe dy blerjet e reja, Artur e Kulusevski do të jenë normalisht nën urdhrat e Andrea Pirlos, zëvendësi i tij, Igor Tudor, por edhe bashkëpunëtorë të tjerë të trajnerit të ri si Roberto Baronio, Antonio Galjardi, Paolo Berteli, Andrea Pertuzio, Enriko Mafei, Klaudio Filipi etj.

LIPI BEKON PIRLON – Dhe në lidhje me këtë aventurë të re që pritet të nisë Juventusi, ish-trajneri bardhezi dhe ai i Kombëtares së Italisë, Marçelo Lipi, është i bindur se Andrea Pirlo jo vetëm që është gati, por ka lindur gati. “Andrea ka lindur për të bërë gjithçka, jo vetëm rolin e trajnerit.

Për të gjithçka është e mundur, ndonëse më vjen të qesh kur dëgjoj për skepticizmin në përgjithësi, kundrejt figurës së trajnerit të ri të Juventusit. Madje, Andrea nuk është ai personi që duket gjithmonë shumë serioz, apo sikur qëndron i ngrysur, përkundrazi, ju siguroj se është personi më alegro dhe shakaxhi i botës. Pse e zgjodhi Juventusi? Sepse drejtuesit bardhezinj kanë kuptuar cilësitë jonormale të Pirlos, karizmën e tij mbi gjithë të tjerat. Pastaj ka edhe një veçanti… Andrea është ende sotRonaldon dhe Kielinin do t’i trajtojë si kolegë. Do t’i flasë me zërin e eksperiencës, por do të dëgjojë edhe mendimet e tyre dhe jam i bindur se sidomos Kristiano do ta adhurojë. Madje, mendoj se Juventusi aktualisht ka nevojë pikërisht për një person me cilësitë e Pirlos, kundrejt një zëri të një trajneri normal.

Edhe Zidan nuk ishte shumë ndryshe nga Andrea kur mori drejtimin e Realit, por më pas e dimë të gjithë se si rrodhën gjërat, – shpjegon Lipi, i cili është i bindur se Pirlo ishte gati që kur luante futboll. – Kur bisedoje me Andrean, e kuptoje menjëherë se ai mund ta bënte edhe trajnerin. Ishte një nga ata lojtarët klasikë, që kishin fytyrën e trajnerit, si Deshampi për shembull.

Njerëz si Pirlo ishin zëri i trajnerit në fushën e lojës. Madje, shpeshherë mjaftonte të shkëmbenim vetëm një shikim së bashku për të kuptuar se çfarë unë doja t’i thosha atij. Sepse Andrea Pirlo është e vërtetë që flet pak, por sa herë që hap gojën, thotë vetëm gjërat e duhura”.