Kurti për kërcënimet: S’frikësohem se nuk e kanë me mua, por me Kushtetuesen

Kurti për kërcënimet: S’frikësohem se nuk e kanë me mua, por me Kushtetuesen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kërc.ënimet që po iu bëhen atij nuk kanë qenë të adresuara për të por për dikë tjetër, e rrjedhimisht Gjykatës Kushtetuese.

Ai gjatë vizitës në Trepçë kërkoi që Kushtetuesja të lihet e qetë, ndërsa shtoi se vetë nuk ndihet i frikësuar.

Unë nuk frikësohem, jam në punë e detyrë përditë.

Do shkoj nga këtu në Llap, do vizitoj një fabrikë të këpucëve.

Për gjendjen e sigurisë nuk është se mund ta vlerësoj, janë organet kompetente dhe është siguria dhe mbrotja e kryeminsitrit që e bën këtë”, ka thënë ai.

Ata që më kanë kërc.ënuar nuk duhet ta kenë pasur me mua, e kanë pasur me dikë tjetër, me Gjykatën Kushtetuese sepse duket që presidenti është në panik që po i humb rasti”, tha Kurti.

“Nëse kushtetuta ngelet e heshtur për çështje të caktuara, presidenti nuk mund të flas për këtë.

Ata me atë kërc.ënim që ka ardhur në adresën e kryeministrit e kanë ditur që me mua nuk funksion, do ta kenë pasur me dikë tjetër”, tha tutje ai.

Kurti i shoqëruar nga ministrja për Ekonomisë Rozeta Hajdari dhe ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi janë takuar me bordin e ndërmarrjes “Trepça”, raporton EO.

Më pas Kurti, viziton fabrikën “Alko” në Podujevë.