Kur pritet që të jetë gati? Italia nis testimin e vaksinës kundër koronavirusit tek njeriu (Video)

Kur pritet që të jetë gati? Italia nis testimin e vaksinës kundër koronavirusit tek njeriu (Video)

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Në garë për prodhimin e vaksinës anticovid është futur edhe Italia. Doza e parë e vaksinës është bërë te një grua 50 vjeçare e cila është pjesë e një ekipi prej 4 mijë personash që do t’u nënshtrohen testeve gjatë javëve në vijim nga ekspertët e sëmundjeve infektimeve në institutin Spallanzani të Romës.

Mediat italiane raportojnë se nëse eksperimentet shkojnë sipas parashikimeve, vaksina do të jetë gati pranverën e vitit të ardhshëm. Vullnetarët janë ndarë në grupe me nga 2 grupmosha. 45 grupe i përkasin moshave nga 18 deri 55 vjeç dhe po aq janë të moshave mbi 65 vjeç. Pjesëtarëve të këtyre grupeve u jepen doza me sasi të ndryshme për të parë efektet që jep injeksioni. Testimi kryet në bashkëpunim me spitalet infektive në qytete të ndryshme të Italisë.

Vaksina anti-Covid që po zhvillohet nga instituti Spallanzani është krejtësisht italiane.

Vaksinat anti-Covid, po testohen edhe në vende të tjera të botës, por në fazat më të përparuara si Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe e Kina. Ndërsa Rusia pretendon se e ka gati të parën vaksinën e anti-Covid.