Kryeshefi i ri i KEK-ut, probleme serioze me drejtshkrimin

Kryeshefi i ri i KEK-ut, probleme serioze me drejtshkrimin

Më 24 prill të këtij viti, qeveria në detyrë në krye me Albin Kurtin në vazhdon e shkarkimeve liroi nga detyra edhe Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë KEK, Njazi Thaçin.

E, në vend të Thaçit, erdhi Luigj Imeri, i cili u emërua nga Bordi i Përkohshëm i kompanisë në fjalë.

Por, ky i fundit, ashtu si edhe personalitetet e tjera, është tejet aktiv në rrjete sociale.

IndeksOnline ia ka hedhur një sy profilit të tij në Facebook, ndërsa ajo që vërehet është se Imeri ka gabime të shumta drejtshkrimore në shkrimet që publikon.

Vetëm në postimin e fundit, në një lajm mortor, ai ka me dhjetëra të tilla.

E gabimet nuk mungojnë as në urimin për festën e Fitër Bajramit, por edhe shkrimet e tjera të ngjashme.

Duket se kryeshefi i ri i KEK-ut ka probleme me të shkruarit në gjuhën shqipe, derisa ai mbanë një pozitë të lartë shtetërore./IndeksOnline/