Koronavirusi/ Raporti bombë i publikuar nga Der Spiegel: Çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH-së gjatë një takimi sekret

Koronavirusi/ Raporti bombë i publikuar nga Der Spiegel: Çfarë i kërkoi Presidenti kinez kreut të OBSH-së gjatë një takimi sekret

Një raport “bombë” pretendon se Presidenti ki nez Xi Jinp ing i kërkoi personalisht Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adh anom ‘të vonojë një paralajmërim global’ për kërcënimin e COVID-19 gjatë një bisede në janar.
Prestigjiozja gjermane “Der Spi egel” publikoi akuzat këtë fundjavë, duke përmendur të dhëna nga Shë rbimi Fe deral i Inteligjencës i vendit, i njohur si ‘Bundesnachric htendienst’ (BND).

Sipas BND: “Më 21 janar, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping kërkoi nga shefi i OBSH-së Ted ros Adh anom Ghebr eyesus të mbajë informacione rreth një transmetimi nga njeriu te njeriu dhe të vonojë një paralajmërim pandemik”.

“BND vlerëson se politika e informacionit e Ki nës humbi katër deri në gjashtë javë për të luftuar virusin në të gjithë botën”.

OBSH lëshoi një deklaratë menjëherë pas publikimit të pretendimeve shokuese, duke i quajtur ato “të pabaza dhe të pavërteta“.

‘Dr Ted ros dhe Presidenti Xi nuk folën më 21 janar dhe ata kurrë nuk kanë folur me telefon. Raporte të tilla të pasakta shpërqendrojnë dhe dëmtojnë përpjekjet e OBS H-së dhe botës për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19, ‘thuhet në deklaratë.

Ajo vazhdoi: ‘Ki na konfirmoi transmetimin nga njeriu te njeriu i koronavirusit më 20 janar [para bisedës telefonike të pretenduar]. OB SH deklaroi publikisht më 22 janar se “të dhënat e mbledhura … sugjerojnë që transmetimi njeri-tek-njeri po zhvillohet në Wu han.”

Nëse pretendimet janë të vërteta, ato do të forconin pohimin e Presidentit Tr ump se OBSH është ‘qendra e Ki nës’.

Në prill, administrata T rump pretendoi se OB SH po bëhej një mjet i ‘propagandës kineze’ dhe presidenti paralajmëroi ndalimin e financimit për organizatën.

Javën e kaluar, Presidenti filloi një su lm të ri ndaj organizatës.

“Organiz ata Botërore e Shë ndetit ka qenë një katastrofë gjithçka që ata thanë se ishte e gabuar dhe ata janë në qendër të Kinës”, deklaroi Trump të hënën.

“Të gjitha ato që ata bëjnë janë janë në dakordësi me K inën. Ata bëjnë çfarëdo që Kina dëshiron të bëjë”- tha i.

Marrëdhëniet midis Uashin gtonit dhe OBSH-së janë përkeqësuar përgjatë gjithë krizës.

Drejtori i Përgjithshëm Ted ros Adha nom Ghebreyesus e ka përshëndetur Kinën si një shembull se si të trajtohet një emergjencë pavarësisht skepticizmit të përhapur të numrit zyrtar të vdekjeve nga koronavirusi.