



Britania e Madhe ndodhet në një situatë alarmante për shkak të rritjes rekord të rasteve të reja me koronavirus.
Si pasojë, spitalet janë tej mbushur dhe numri i pacientëve e ka tejkaluar kapacitetin e tyre.




Stafi në Spitalin e Kolegjit Universitar të Londrës thotë se ata janë të detyruar të bëjnë zgjedhjen zemërthyer se cilit pacient do t’i japin më shumë përparësi duke pasur parasysh edhe rritjen e të rinjve që po luftojnë me këtë sëmundje vdekjeprurëse.
Pacientët po vdesin ‘me shpejtësi dramatike’ pasi mjekët në njësinë e kujdesit intensiv janë të detyruar të zgjedhin ata me shanset më të mira për të mbijetuar.
Në dy javët e fundit numri i pacientëve me koronavirus që po pranohen në spitalet në Londër është dyfishuar.




Pacientët me koronavirus kanë ndarë përvojën e tyre të pranimit në pavijon me disa duke thënë se ka vetëdije se mungesa e ventilatorëve do të thotë që njerëzit do të vdesin.
Një pacient tha se kur nuk ka oksigjen përreth është shumë e frikshme.
“Njerëzit po kërkojnë ndihmën tuaj dhe ju nuk dini se kë të ndihmoni më parë. Pacientët po humbin jetën me një shpejtësi dramatike”,- u shpreh një mjeke.
Spitali ka tre herë më shumë pacient të sëmurë kritik se normalisht.
Numri i jetëve të humbura nga Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me më shumë se 1.000 për herë të parë që nga Prilli i kaluar, me një numër rekord të infeksioneve dje.
Në total 1,041 njerëz vdiqën të mërkurën, rritja më e lartë ditore e vdekjes që nga 22 Prilli, me 62,322 raste të reja.
Të hënën Boris Johnson tha se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç se ta vendoste Anglinë përsëri në bllokim si rezultat i rritjes së rasteve.
Ai gjithashtu paralajmëroi se masa drastike mund të qëndrojë në fuqi deri në mars, pasi kishte thënë fillimisht se shpresonte që ajo të mbaronte në mes të muajit tjetër./newsbo mb