Konte vendos pas 24 orësh, pas Alegrit kandidat dhe trajneri i njohur në Serinë A

Konte vendos pas 24 orësh, pas Alegrit kandidat dhe trajneri i njohur në Serinë A

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Konte vendos pas 24 orësh, pas Alegrit kandidat dhe trajneri i njohur në Serinë A ….Gjithçka në një javë: brenda fundit të muajit çështja e trajnerit të Interit do të zgjidhet, në një mënyrë apo tjetrën. Për klubin, ditën pas shfryrjes së fundit në Këln, Konte mbetet një trajner i konfirmuar. Është lëvizja e klubit në një ndeshje shahu, duke pritur takimin mes trajnerit dhe presidentit Zhang, që do të ndiqet edhe nga një ballafaqim mes teknikut dhe drejtuesve. Do të ndodhë nesër, edhe pse nuk përjashtohet një paraprirje për sot.
Nyja momentalisht është e një natyre ekonomike. Konte, për të cilin Interi nuk ka mundur të përfitojë nga Dekreti i Rritjes, përfiton së bashku me stafin e tij 13,5 milionë euro neto në sezon deri në vitin 2022, që për klubin do të thotë një kosto totale prej 47 milionë eurosh bruto.

SKENARI – Një shifër që faktikisht bën të pamundur shkarkimin nga ana e Interit, veçanërisht me bilancet postkarantinës. Shkarkimi ndër të tjera nuk është marrë asnjëherë në konsideratë nga klubi, për të cilin deklaratat e Këlnit nuk kanë ndryshuar shumë krahasuar me atë që u tha pas Bergamos nga vetë Konte. Ja përse, së paku deri kur trajneri do të ulet përpara Zhangut, për klubin Konte është trajneri i konfirmuar, në virtyt të bilancit pozitiv të këtij sezoni. Se çfarë do të ndodhë më pas është e gjitha për t’u zbuluar. A do të japë dorëheqjen Konte dhe do të lërë dy vitet e mbetura në kontratë? Do të arrihet një akord mes palëve?

ALEGRI PRET – E sigurt është që Masimiliano Alegri, aktualisht me pushime, gjashtë vite më pas, po pret të përsëritet situata e Torinos. Është favoriti i padiskutueshëm dhe, përveç raportit të mirë me Marotën, është edhe një trajner i lirë: flitet për një kontratë dyvjeçare, edhe pse palët mohojnë kontaktet. Megjithatë, nuk është i vetëm në garë Alegri, sepse Interi po vlerëson së paku edhe një tjetër alternativë: dhe i përgjigjet emrit të Sinisa Mihajloviçit, të cilin Marota e kontaktoi edhe në kohët e Juventusit.

KËTU KONTE – Koha në dispozicion është e paktë, në teori brenda së shumti 15 ditësh Interi duhet të rikthehet të stërvitet në prag të sezonit të ardhshëm: lojtarët të shtunën nisën pushimet pa pasur një datë të caktuar për grumbullimin. Trajneri ka një raport të mirë me lojtarët, të cilët i falënderoi pas finales; nuk mund të thuhet megjithatë e njëjta gjë për raportin me drejtuesit, pra administratorin e deleguar Marota dhe drejtorin sportiv Auzilio (ky i fundit prej pak kohësh ka rinovuar deri në 2022-shin dhe nuk parashikohet një ndarje). Trajneri është ndier i tradhtuar, pak herë i mbrojtur mediatikisht, shpesh i ekspozuar në vetë të parë ndaj çdo çështjeje: raporti me Marotën dhe Auzilion është thuajse zero, nga drejtuesit të vetmin që ndien pranë është Oriali.
KËTU DREJTUESIT – Në krahun tjetër qëndron pozicioni i drejtuesve, që mendojnë se nyja e vërtetë është merkatoja dhe se Konte dëshiron të marrë nga Zhang miratimin për një fushatë me modelin e asaj të vitit të kaluar. Diçka që klubi nuk është në gjendje ta garantojë. Kriza post-“COVID” ndihet dhe nëse nuk regjistrohet një shitje e rëndësishme, nuk është e drejtë të mendohen investime të tjera në stilin “Hakimi”.