Konte ka katër kushte për të qëndruar, do “kokat” e Marotës e Auzilios

Konte ka katër kushte për të qëndruar, do “kokat” e Marotës e Auzilios

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Konte ka katër kushte për të qëndruar, do “kokat” e Marotës e Auzilios.Disa ditë për të sh këputur spinën, për të reflektuar, për të vendosur edhe një strategji. Antonio Konte ka zgjedhur Ligurian për të kapërcyer hidhërimin e humbjes kundër Sevijes në finalen e Ligës së Europës. Por mbi të gjitha për t’u përgatitur për ballafaqimin me presidentin Stiven Zhang dhe drejtuesit, i fiksuar për ditën e sotme.

NERVOZIZËM – Do të jetë një takim ku do të vendoset qëndrimi i Kontes (diçka e kërkuar nga Zhang) ose largimi. Ku trajneri, i nervozuar edhe për çështjen e 30 milionë eurove të humbur për shkak të një mashtrimi, do të paraqitet i vendosur për të mbështetur konceptet e tij. Është e vërtetë që një pjesë e diskutimit i përket merkatos, meqenëse Konte do të dëshironte garanci mbi mundësinë e investimeve dhe të dëgjohet më shumë në momentin e zgjedhjeve. Në këtë drejtim, fakti që klubi zgjodhi të marrë Eriksenin në vend të Vidalit, është një histori që ende nuk e ka harruar.

FUQI VENDIMI – Megjithatë, problemi i vërtetë është raporti me drejtuesit, në rastin specifik Marotën dhe Auzilion, të cilëve u nënvizoi faktin se nuk e kanë mbrojtur në momentet kur skuadra është sulmuar. Konte do të dëshironte më shumë fuqi vendimi. Modeli i tij mbetet Juventusi dhe do të dëshironte që Interi ta replikonte në gjithçka. Dikush mendon se në mbledhje do të kërkojë kokën e njërit ose të dyve: diçka thuajse e pamundur për t’u realizuar. Habit edhe fakti i prishjes së raportit me Marotën që e bëri të zbarkojë tek Interi. Ndërsa me drejtorin sportiv shkëndijat e para u panë në vjeshtë, por në mënyrë paradoksale pas shfryrjes së Bergamos pati një riafrim. Më në përgjithësi, trajneri nuk është ndier i mbrojtur nga drejtuesit që, nga pikëpamja e tij, kanë marrë një drejtim pa e konsideruar.

MERKATO DHE KOMUNIKIM – Në merkato, për shembull, u synua te të rinjtë në vend të elementëve më ekspertë dhe më të përgatitur për të fituar menjëherë. Nuk ka funksionuar as komunikimi, në veçanti me presidentin. Kjo shpjegon edhe e-mailin e dërguar Zhangut, pa përfshirë Marotën dhe Auzilion. Konte ndër të tjera konsideron se ka pasur një përhapje të madhe të lajmeve, si tregues i një klubi jo të blinduar: kjo shpjegon edhe referimin me familjen dhe jetën private e bërë në mbrëmjen e Këlnit. Gjithçka nis nga letra e kërcënimeve të marra nëntorin e kaluar nga trajneri, që kishte kërkuar të mos bëhej publike. Takimi është i parashikuar për sot, së shpejti gjithçka do të jetë më e qartë.