Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste: Kush dhe kur do të përballet me kë

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste: Kush dhe kur do të përballet me kë

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Kompletohen çiftet gjysmëfinaliste: Kush dhe kur do të përballet me kë.Për herë të parë që nga viti 1991, tri ligat më të mëdha evropiane – Premierliga, La Liga dhe Serie A – kanë mbetur pa asnjë përfaqësues në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve,Ëndrrën për kualifikim në finale dhe marrjen e trofeut tani po e vazhdojnë dy klube nga Gjermania, Bayern Munichu dhe Leipzigu, si dhe dy klube nga Franca, Paris Saint-Germaini dhe Lyoni.

Paris Saint-Germaini e mposhti Atalantan në çerekfinale dhe tani do të përballet më 18 gusht, të martën, në gjysmëfinale kundër Leipzigut, që e eliminoi Atletico Madridin për t’u kualifikuar në gjysmëfinale për herë të parë në histori të tyre.

Në anën tjetër, Bayern Munichu e turpëroi Barcelonën me rezultat 8:2 në çerekfinale dhe e siguroi një vend në gjysmëfinalen tjetër që do të zhvillohet më 19 gusht, të mërkurën, kundër Lyonit, që sonte e mposhti Manchester Cityn.

Fituesi i këtij edicioni do të zbulohet më 23 gusht, kur do të nisë finalja në orën 21:00 në Lisbonë për ta përfunduar një edicion të jashtëzakonshëm të futbollit evropian, shkaku edhe i ndërprerjes dhe ndryshimeve që i solli përhapja e koronavirusit në botë.