



Qeveria e kryeministrit shqiptar, Edi Rama mori një avion VIP të modelit Airbus 319-100, i cili më parë është përdorur nga qeveria e Turqisë.
Mënyra se si avioni iu transferua Shqipërisë nuk bëhet e ditur.
Faqja e internetit Planespotters.net, e cila fu rnizohet nga të ap asionuarit pas avionëve që postojnë foto të tyre nëpër aeroporte të ndryshme, raportoi se avioni është fotografuar në Aeroportin e Mynihut në Gjermani të premten.




Nga data 15 deri 17 shk urt në Mynih mbahet konferenca e sigurisë ku merr pjesë mes shumë li derëve botërorë edhe kryeministri Edi Rama.Kjo konferencë konsiderohet një forum i rëndësishëm ndërkombëtar për shkëmbimin e pikëpamjeve për sigurinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Avioni është prodhim i vitit 2000 dhe është përdorur fillimisht nga Aviacioni Ushtarak Italian deri në vitin 2005 dhe më vonë nga qeveria turke.
Mënyra e këtij kalimi mbetet e paqartë ndërsa avioni vijon të fluturojë me kodin e regjistrimit turk pavarësisht se ka të shkruar ‘Albania’ në trupin e tij.