Kinezi ringjallet gjatë funeralit të tij

Kinezi ringjallet gjatë funeralit të tij

Një burrë i cili u shpall i vdekur nga mjekët u zgjua gjatë varrimit të tij dhe filloi të qante.

Guo Liu, 45-vjeçar, tre muaj më parë kishte dalë me shokët dhe për pak orë piu dy paketa cigare duke i rënë të fikët.

Pas kësaj ai ishte dërguar në spital ku mjekët pohuan se kishte pësuar hemorragji cerebrale.

“Ne po pinim dhe Liu natyrisht pinte duhan dhe për një moment u rrëzua pa ndjenja.

Në fillim menduam se po bënte shaka, por ai nuk u zgjua dhe ne lajmëruam ambulancën”, ka thënë Pal Bo Ko.

Pas tre muajve, mjekët i telefonuan gruas së Guos për t’i treguar se burri i saj kishte vdekur.

Familja po përgatitej që ta varroste atë kur ai befasoi të gjithë duke u rikthyer nga vdekja.

Pasi e nxorën nga arkivoli ai filloi të qante dhe menjëherë ishte dërguar në spital.

“Kurrë nuk kam parë një gjë të tillë më parë, ai do të jetë vazhdimisht i mbikëqyrur nga mjekët dhe pastaj do të shohim se sa është dëmtuar truri i tij”, ka thënë mjeku.