Këto 5 zona në Shqipëri do të përfshihen nga shtrëngatat dhe dëbora

Këto 5 zona në Shqipëri do të përfshihen nga shtrëngatat dhe dëbora

9 Dhjetor, 2017
Aktualitet

Në pesë qarqe të vendit do të ketë shtrëngata shiu gjatë pasdites së sotme.

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se reshjet e shiut që kanë përfshirë gjithë vendin do të shoqërohen me shtrëngata në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Gjirokastrës.

Ndërkohë, në zonat malore do të ketë reshje dëbore.

Temperaturat minimale në vend zbresin në 2 gradë në zonat malore deri në 15 gradë në zonat bregdetare. Era do të jetë e lehtë e deri mesatare në bregdet.

Mos humbisni



Dalin detajet ë reja nga vrasja me armë zjarri e vëllaitë i ish-deputetit Arben Ndoka, …