Kënga hit ‘Bella Ciao’ lëshohet me altoparlant nga minarja e një xhamie në Turqi

Kënga hit ‘Bella Ciao’ lëshohet me altoparlant nga minarja e një xhamie në Turqi

Disa persona të panjohur, janë futur tinëz në një xhami në Izmir të Turqisë, dhe nga minarja, kanë lëshuar me altoparlant këngën e njohur të partizanëve “Bella Ciao”.

Ky incident u xhirua nga qytetarët që ishin afër me telefona mobil.

Autoritetet në Turqi kanë nisur hetimet për të kapur të dyshuarit dhe t’i sjellin para drejtësisë, raporton CNN në gjuhën turke, transmeton KOHA.

Zyra e Prokurorit në Izmir ka dën.uar këtë akt.

Kryetari i komunitetit Hamza Dag, bëri thirrje për reagime dhe tha se ky akt, “duhet të shihet si shumë shqetësues”.

İzmir’de cami minaresinden müzik yayını

İzmir’de merkezi ezan okunan cami hoparlörlerine sızan kimliği belirsiz kişiler, “Çav Bella” şarkısı çaldırdı. Büyük bir şaşkınlığa yol açan anlar cep telefonlarıyla kaydedildi. Görüntülerin paylaşılmasının ardından İzmir Cumhuriyet Başsavcılığı soruşturma başlattı https://buff.ly/2TqKrE7

Gepostet von CNN TÜRK am Mittwoch, 20. Mai 2020