Kanguri nuk mund të ndalojë së përqafuari vullnetarët që i shpëtuan jetën

Kanguri nuk mund të ndalojë së përqafuari vullnetarët që i shpëtuan jetën

Për dallim nga njerëzit, kafshët kurrë nuk harrojnë të na falënderojnë për dashurinë dhe kujdesin që u bëjmë atyre.

Një seri e videove në Youtube tregojnë trembëdhjetë-vjeçaren femër kangur, të quajtur “Mbretëresha Abi”, duke i dhënë përqafime shpëtimtarëve të saj.

Abi ka të ngjarë të jetë një nga kafshët më të dashura të shpëtuara në botë, dhe tregimi i saj ngre ndërgjegjësimin për çështjen e gjuetisë në prapavijën Australiane.

E vogla Abigail humbi nënën kur ishte vetëm disa muaj, dhe vullnetarët e pritën me krahë të hapur.

Kangurët dihet se kanë kujtime të gjata dhe janë përmendur me raste që krijojnë marrëdhënie të veçanta me kujdestarët njerëzorë, të cilët zakonisht duhet të kenë pothuajse kontakte të përditshme me ta.

Shiko Videon: