Connect with us

“Ka ikur në plazh, thuaji ndonjë llaf”, zbardhen përgjimet: Si i mori paratë gjyqtarja e Elbasanit për të dënuarin

Latest

“Ka ikur në plazh, thuaji ndonjë llaf”, zbardhen përgjimet: Si i mori paratë gjyqtarja e Elbasanit për të dënuarin

Detaje të reja janë bërë me dije nga dosja hetimore e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, të cilën GJKKO e ka lënë në arrest shtëpie. Në burg ka mbetur avokati Ilir Pashaj, i cili bashkë me gjyqtaren ka marrë para për lirimin e një të burgosuri.

Bëhet fjalë për Xhulio Musaj, i cili ka qenë i dënuar për pl*gosje. Familjarët e tij kanë tentuar t’i ofrojnë para gjyqtares përmes avokatit të tyre mbrojtës, Ilir Pashaj, por ajo nuk e ka pranuar shumën 2 milionë lekë dhe ka kërkuar më shumë. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2021 dhe gjyqtarja ka marrë 4 milionë lekë.

Ndërkohë, Abc mëson detaje të reja nga dosja hetimore, ku i përfshirë është edhe shtetasi Taulant Ramollari, i cili ka bërë ndërmjetësimin me avokatin.
Në bisedat me Xhulio Musain, kuptohet se Ramollari do të takohet me avokatin Pashaj.

Në dosjen e siguruar nga ABC, bëhet me dije se Musai e porositi në veçanti Ramollarin që të takojë avokatin dhe lë të kuptohet se bëhet fjalë për të paguar para për daljen e tij nga burgu.
Pjesë nga përgjimet:
Taulant Ramollari: Për atë thuaji Xhenit që fola me avokatin, për punë një jave të kthej përgjigje, nga e hëna biles fare.
Xhulio Musai: Do kthej përgjigje për të dalë apo…(nuk kuptohet).
Ramollari: Po hë do kthej përgjigje se ka ikur ajo tjetra në plazh e ca do bëjmë kupton, Xhenin, se puna jote dihet tani.
Musai: Po atë avokatin tim e takove atë ditë?
Ramollari: Jo.
Musai: Dhe as të nesërmen?
Ramollari: Jo, s’e kam takuar fare unë atë.
Musai: Po dëgjoje ca do të thotë ndonjë llaf ai, kur ta takosh jo tani, po kismet, po ashtu kërkojmë ndonjë gjë, t’i themi.
Ramollari: Po mirë se i them unë, po hajd.
Musai: E di, hyri me gjykim të shkurtuar ai, prandaj.
Ramollari: Mirë pastaj mirë, se do flasim. Ik mos harxho.

Leave your vote

Continue Reading
You may also like...

More in Latest

To Top

Log In

Forgot password?

Forgot password?

Enter your account data and we will send you a link to reset your password.

Your password reset link appears to be invalid or expired.

Log in

Privacy Policy

Add to Collection

No Collections

Here you'll find all collections you've created before.