Ia kërkuan 25 mijë euro për të mos ia publikuar disa fotografi dhe video intime

Ia kërkuan 25 mijë euro për të mos ia publikuar disa fotografi dhe video intime

Dy persona nga Prishtina e kanë shantazhuar një femër, së cilës ia kanë kërkuar 25 mijë euro për të mos ia publikuar disa fotografi dhe video intime në rrjete sociale.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës ka njoftuar se për këtë rast ka arrestuar dy të dyshuar.

Policia ka njoftuar se ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Më 29.05.2020 pas hetimeve të zhvilluara nga njësiti i hetimeve janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur duke i kërkuar vik.timës femër kosovare 25.000 euro për të mos i publikuar foto dhe video intime të saj në rrjete sociale.

Policia ka konfiskuar disa dëshmi në lidhje me rastin dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.