I zhveshuri voziste në drejtim të kundërt, në ikje prej policisë që e ndiqte me helikopter (Video)

I zhveshuri voziste në drejtim të kundërt, në ikje prej policisë që e ndiqte me helikopter (Video)



Jess Fishell po voziste në një autostradë në Kansas të Shteteve të Bashkuara, kur u bë dëshmitar i një skene të pazakontë.

Pranë tij kaloi një burrë i zhveshur, që voziste me shpejtësi në drejtim të kundërt, ndërsa ndiqej nga 12 vetura policie dhe një helikopter, transmeton Telegrafi.

Më poshtë mund të shihni disa prej momenteve, që kanë ndodhur në mes të ditë dhe shkaktuan tollovi të konsiderueshëm në trafik.

Raportohet se i dyshuari ka ndaluar vet, ndërsa ishte vënë në kërkim për shkak të abuzimit me drogë, por nuk jepen rrethanat e ngjarjes së pazakontë.

Shiko videon Ketu