I tregoi gishtin e mesit, turisti goditet keq nga majmuni (Video)

I tregoi gishtin e mesit, turisti goditet keq nga majmuni (Video)

Turisti i paemëruar që ndodhej në Shimla të Indisë, e ka kuptuar në mënyrë të vështirë, se nuk duhet ngacmuar majmunët.

Në momentin që i tregoi njërit prej tyre gishtin e mesit, u godit fuqishëm dhe u rrëzua keq për toke, transmeton Telegrafi.

Mësohet se këto kafshë janë shumë agresive, kryesisht ndaj njerëzve, të cilët i sulmojnë dhe u marrin ushqimet që kanë me vete.

Meqenëse hapësira ku jetojnë është dedikuar zotit majmun Hanuman, ata konsiderohen të shenjtë dhe nuk mund të ndalohen në asnjë formë.