I dënuar për prostitucion dhe me dy emra, ja kush është burri që u vra se ngacmoi gruan në lokal

I dënuar për prostitucion dhe me dy emra, ja kush është burri që u vra se ngacmoi gruan në lokal

Almir Llupo apo Eduart Stamolliu, është burri i cili ndërroi jetë dje rreth mesnatës pasi u ekzekutua me çifte ë mes të lokalit nga pronari i tij në fshatin Goriçaj. Kjo pasi viktima kishte ngacmuar bashkëshorten e pronarit të lokalit.

Më pas, ky i fundit u ngjit në katin e dytë të ndërtesës ku kishte banesën, dhe mori armën duke qëlluar 42-vjeçarin Llupo.

Autori i ngjarjes, Petrit Toromëni 42 vjeç nuk u largua nga vendngjarja. Ai u arrestua nga uniformat blu dhe në komisariat ka pranuar krimin.

Viktima e ka ngacmuar gruan e pronarit, ne lokalin ku ishte ulur mbreme vone, ne sy te 4-5 personave te tjere qe kane qene te pranishem dhe kane pare gjithe skenen.

Mesohet se ai ka qene i denuar me pare me 11 vite burg me akuzen e shfrytezimit te prostitucionit.