Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në deklaratën e tij dhënë për TVM2 ka folur në lidhje me gjendjen e projekteve kulturore në vend.
“Edhe përkundër faktit se në këtë kohë pandemie punojmë me orar të shkurtuar, dua të them se dinamika e punës vazhdon dhe nuk do të ketë ngecje të aktiviteteve kulturore”, tha Hysni Ismaili. Ministri Ismaili ka thënë se në asnjë rast nuk do të ketë kompromis në shkurtimin e fondeve për Programin Vjetor të Kulturës.