Humbi finalen ndaj Sevillas, fjalë lamtumire dhe prekëse nga Conte

Humbi finalen ndaj Sevillas, fjalë lamtumire dhe prekëse nga Conte

Ju lutemi na ndihmoni qe te mirmbajme faqen vetem duke shtyypur mbi (Foton ose Videon) qe shfaqet me poshte . Faleminderit per mirkuptimin ↓↓

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka reaguar pas humbjes në finalen e Europa League kundër Sevillias.

Ai u shpreh se ndeshja ishte e vështirë dhe u ndëshkuam nga episodet.

“Ndeshja ishte e vështirë dhe e ekuilibruar. Në pjesën e parë në kishim dy episode që mund ta ndryshonim fatin e ndeshjes. Lukaku ishte i pa fat, topi i ngeci në këmbë dhe u devijua në rrjetë, ky është futbolli, gjithçka mundet të ndodhi.”

Conte pasi analizoi të gjithë ndeshjen në fund ai la të kuptonte se koha e tij të Inter kishte përfunduar.

“Tani duhet të kthehemi në Milano, kemi nevojë për disa ditë pushime,pastaj të ulemi dhe të diskutojmë të ardhmen me ose pa mua. Falënderoi pronarët që më dhanë mundësinë të drejtoj Interin, ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme”.

“Ka disa gjëra që kam përjetuar këtë vit që nuk më kanë pëlqyer, me gjithë respektin për të gjithë. Unë kam një familje dhe duhet të kuptoj nëse futbolli është prioriteti apo familja ime”- u shpreh trajneri Italian.

Interi luftoi deri në fund për kampionatin ku vetëm një pikë e ndau kryesuesit e Juventus, ndërsa tani humbi dhe finalen e Ligës së Europë kundër Sevillës.
Shtuar më 22/08/2020, or