Hoxha: Më 5 Mars 1998 u hap porta e lirisë së Kosovës

Hoxha: Më 5 Mars 1998 u hap porta e lirisë së Kosovës

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se mëngjesi i 5 Marsit 1998, ishte dita e kthesës së madhe, dita që u hap porta për lirinë e Kosovës.

“Lavdi e përjetshme për Familjen Jashari! Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës!”, ka shkruar ajo në Facebook me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies së Komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij, transmeton Klan Kosova.