• Ballina
  • Lajme
    • Kosov
    • Shqiperi
    • Maqedoni
    • Bota
  • Teknologji
  • Shëndetsi
  • Magazin
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kurioziet
  • Fun
Lajme-Javore
Lajme-Javore

January 3rd, 2021
  • Ballina
  • Lajme
    • Kosov
    • Shqiperi
    • Maqedoni
    • Bota
  • Teknologji
  • Shëndetsi
  • Magazin
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kurioziet
  • Fun
Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit, me origjinë shqiptare

Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit, me origjinë shqiptare

Ballina 0 comments

Nga Enver Robelli

Ka historianë që thonë se origjina e Mehmet Aliut (ose Muhamed Ali Pashës), sundimtarit të Egjiptit në shekullin e 19-të, është e paqartë. Për historianin britanik me origjinë hebraike Simon Sebag Montefiore nuk ka dilemë: Mehmet Aliu ishte shqiptar, i lindur në Kavallë të Greqisë së sotme. Për 15 vjet Mehmet Aliu dominoi rrethanat politike në Lindjen e Afërt dhe pushtoi gati tërë Perandorinë Osmane. Ai u lind më 1770, një vit pas Napoleon Bonapartës.

Nga bashkëkohësit Mehmet Aliu u quajt Napoleoni i Orientit. Të dy, Mehmet Aliu dhe Napoleon Bonaparta, shquheshin si gjeni ushtarakë dhe si strategë tepër ambiciozë. Montefiore e përshkruan Mehmet Aliun si shqiptar mjekërbardhë, që vishej thjeshtë – me turban të bardhë, pantofla të verdha dhe një pelerinë të kaltër me tis të gjelbër. Me vete bartte përherë një llullë prej ari e argjendi, një metër e gjysmë të gjatë, të stolisur me diamante. Tiparet e fytyrës së tij ishin tatare dhe nga sytë e tij buronte një zjarr i shfrenuar. Si shenjë të pushtetit të tij ai mbante një jatagan.

Mehmet Aliu arriti në Egjipt në çastin e duhur dhe me ushtarët e tij shqiptarë mbështeti osmanët në luftë kundër Napoleonit. Kur u larguan francezët, Mehmet Aliu e shfrytëzoi vakumin e pushtetit dhe mori kështjellën e Kajros. I biri i tij Ibrahimi (disa mendojnë se ishte nipi i tij) e ftoi udhëheqjen e mamelukëve për të marrë pjesë gjoja në një ceremoni ushtarake. Mamelukët erdhën – dhe Ibrahimi urdhëroi masakrimin e tyre (më 1811). Dy dekada më vonë, më 1830, krerët e Perandorisë Osmane ftuan prijësit shqiptarë në një banket në Manastir, me ç’rast do të arrihej pajtimi mes osmanëve dhe kryengritësve shqiptarë. Ky ishte një kurth: krerët shqiptarë u masakruan. Në romanin «Komisioni i festës» Ismail Kadare e ka përshkruar këtë ngjarje.

Pas vrasjes së mamelukëve, Sulltani e emëroi Mehmet Aliun guvernator të Kajros. Sipas historianit Simon Sebag Montefiore, Mehmet Aliut i duheshin vetëm katër orë gjumë. Ai thoshte se kishte mësuar të lexojë tek në moshën 45-vjeçare. Çdo mbrëmje konkubina e tij më e dashur i lexonte nga veprat e Montesquieu dhe Machiavelli. Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu (1689-1755) ishte shkrimtar francez, filozof, teoricient i çështjeve shtetërore gjatë periudhës së iluminizmit. Montesquieu konsiderohet pararendës i sociologjisë dhe themelues i shkencës moderne të historisë.

Advertisements

Niccolò Machiavelli (1469-1527) ishte filozof, politikan, diplomat, kronist, shkrimtar dhe poet italian. Kryevepra e tij është «Princi» («Il Principe»). Maksima pragmatike e Machiavellit në këtë vepër është kjo: qëllimi i arsyeton mjetet. Parakusht për një shtet të fuqishëm, sipas Machiavellit, është aftësia e sundimtarit për të mbrojtur pushtetin e tij me të gjitha mjetet dhe pa marrë parasysh çmimin. Mehmet Aliu duket se e dëgjoi me vëmendje porosinë e Machiavellit, andaj duke u bazuar në modelin europian ai themeloi ushtrinë e Egjiptit të përbërë nga 90 mijë pjesëtarë dhe ndërtoi një flotë të organizuar mirë.

Në fillim Sulltan Mahmuti i II-të me shumë dëshirë e shfrytëzonte ndihmën e armatës efikase të Mehmet Aliut. Kur vahabitët, të prirë nga dinastia e Al-Saudëve, pushtuan Mekën, Sulltan Mahmuti i II-të i kërkoi ndihmë Mehmet Aliut. Shqiptari i përzuri vahabitët nga Meka dhe ia dorëzoi osmanëve imamin e vahabitëve, Abdallah I. ibn Saud. Më 1818 imami i vahabitëve u ekzekutua në Stamboll me heqje koke.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest

Postime të ngjajshme

Lajm i tme rrshem për diasporën nga sot … Ballina
January 3rd, 2021

Lajm i tme rrshem për diasporën nga sot …

I njohur si “baba i tenderëve”, a është ky i dashuri i Leonora Jakupit Ballina
January 3rd, 2021

I njohur si “baba i tenderëve”, a është ky i dashuri i Leonora Jakupit

Une jom prej Gjakoves edhe i kom thon djalit qe katunare ski me mar, se spo du me ma flliq rrojen mem pjell fmij katunare! Ballina
January 3rd, 2021

Une jom prej Gjakoves edhe i kom thon djalit qe katunare ski me mar, se spo du me ma flliq rrojen mem pjell fmij katunare!

Të Fundit
Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit, me origjinë shqiptare

Historia e panjohur e sundimtarit të Egjiptit, me origjinë shqiptare

Lajm i tme rrshem për diasporën nga sot …

Lajm i tme rrshem për diasporën nga sot …

I njohur si “baba i tenderëve”, a është ky i dashuri i Leonora Jakupit

I njohur si “baba i tenderëve”, a është ky i dashuri i Leonora Jakupit

Une jom prej Gjakoves edhe i kom thon djalit qe katunare ski me mar, se spo du me ma flliq rrojen mem pjell fmij katunare!

Une jom prej Gjakoves edhe i kom thon djalit qe katunare ski me mar, se spo du me ma flliq rrojen mem pjell fmij katunare!

Vajza e fut gjarperin ne hunde dhe e nxjerr nga goja, i tme.rron te pranishmit… (VIDEO)

Vajza e fut gjarperin ne hunde dhe e nxjerr nga goja, i tme.rron te pranishmit… (VIDEO)

Më të lexuarat

Të Ngjajshme

Kancelarja Gjermane Merkel TRONDlT me deklaratën ndaj Greqisë për 12 miljet e detit Jon

Do mbeteni pa fjalë cfarë i bëri doktori, pacinetja shkoi për kontroll dhe shikoni se si perfundoi ! VIDEO

E shkarkoi nga puna, ish-diplomaja shpërthen ndaj Ramës: Më provo lidhjen dashnorore

Shpejt dhe Sakt
  • Ballina
  • Lajme
  • Teknologji
  • Shëndetsi
  • Magazin
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kurioziet
  • Fun
  • Back to top
© lajmejavore.info 2018-20. All rights reserved.
Designed by EHosts
Ne përdorim cookies për ta personalizuar webfaqen tonë në preferencat tuaja. Duke vazhduar ne faqen tonë ne supozojmë se ju i pranoni këto kushte..
Më shumëPranoj
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary
Always Enabled

Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.

Non-necessary

Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.