Harron që është live, Robert Berisha i pakënaqur nga Ferma Vip bën deklaratën e papritur

robert berisha ferma vip 492385923 696x392 1

Ferma Vip startoi me punatën e parë live, në moderimin e Fjoralba Ponarit dhe Bes Kallakut.

Një program i këtij lloji vjen për herë të parë në Shqipëri, ndaj dhe problemet e vogla nuk munguan.

Përpos problemeve teknike me audion, edhe organizimi kishte disa mangësi të cilat u vunë në pah nga publiku, por edhe nga vetë konkurrentët.

Robert Berisha, duke mos e ditur se ishte në transmetim, po i tregonte konkurrentes tjetër Rigelsa Cybi pakënaqësitë e tij në lidhje me programin.

“As nuk na treguan ku të ikim, as ç’a të bëjmë. Organizimi është…”– u shpreh Roberti, ndërsa më pas u ndërpre nga moderatorja.

Shiko videon: